75 Mall Live Search
17:34 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ajax konfirmon largimin e yllit sulmues, plot oferta janë në tavolinë

Pas De Jong e De Ligt, Ajax ka vendosur ta shes edhe Hakim Ziyech. Drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars ka konfirmuar se ylli marokien do të largohet në verë.

21 vjeçari ka patur sezon fantastik me skuadrën holandeze duke shënuar 21 gola këtë edicion dhe duke bërë 24 asistime.

“Hakim do të largohet në verë. Ne i kemi premtuar se do ta shesim në rast se ka një ofertë të majme për të. Ka shumë skuadra të interesuara, por ne do të vlerësojmë të gjitha ofertat” ka thënë Overmars.

Liverpool, Manchester United, Arsenal, Tottenham, Roma, Juventus, PSG e Atletico Madrid janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të./Indeksonline/