75 Mall Live Search
14:29 / E Premte, 21 Qershor 2024 / G T

Zyrtare: Ajzeraj firmos kontratë të re me Dritën

Futbollisti kosovar, Almir Ajzeraj ka fimosur kontratë të re me klubin e Dritës.

26-vjeçari i cili kishte oferta nga shumë skuadra tjera, nuk e tradhëtoi klubin “Intelektual” dhe firmosi kontratë të re dy-vjeçare, shkruan Indeksonline

Ajzeraj gjatë sezonit të kaluar në Superligë zhvilloi 34 ndeshje, shënoi tri gola dhe bëri katër asiste.

Kujtojmë që vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 400 mijë euro./Indeksonline/