75 Mall Live Search
14:15 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

ZYRTARE: Alaba e konfirmon largimin nga Bayern, flet edhe për të ardhmen

David Alaba është paraqitur “LIVE” në një konferencë shtypi për të dhënë lamtumirën nga Bayern Muncheni.

Mbrojtësi austriak do të largohet gjatë afatit të verës në këtë vit, shkruan IndeksOnline.

Ai sot u paraqit në një konferencë shtypi, duke thënë se e mori këtë vendim për të bërë diçka të re në karrierë.

“Këtë vendim e kam marrë personalisht. Dua që të provoj diçka të re dhe në fund të këtij sezoni do të largohem. Nuk ishte vendim i lehtë. Kam qenë këtu 13 vjet dhe klubi i Bayernit luan një rol të madh te unë”, ka thënë Alaba

28-vjeçari po kërkohet nga shumë klube, përfshirë Real Madridin, Chelsean, Liverpoolin dhe Manchester Unitedin.

Gjatë intervistës ai tha se ende nuk e ka menduar klubin e ri.

“Nuk e di, ende s’e kam menduar skuadrën e re. Ende nuk e di se në cilën klub do të shkoj. Shumë shpejt do të mësohet edhe kjo”, është shprehur mbrojtësi anësor./IndeksOnline/