Zyrtare: Alba rinovon me Barcën, vendos klauzolë të jashtëzakonshme
Barcelona dhe Jordi Alba kanë arritur një marrëveshje për të ripërtërirë kontratën e tij për pesë sezonet e ardhshme , deri më 30 qershor 2024.
Klauzola e blerjes është vendosur 500 milionë euro, shkruan Indeksonline.
Gjatë ditëve të ardhshme, skuadra do të njoftoj për nënshkrimin zyrtar dhe kushtet e reja të kontratës.
Jordi Alba ka fituar gjithsej 14 tituj me FC Barcelona dhe aktualisht është në sezonin e tij të shtatë me skuadrën e parë. Ai ka luajtur 282 ndeshje në të cilat ai ka shënuar gjithsej 14 gola.
Disa javë më parë, në ditën e ndeshjes kundër Seviljes (6-1) në Copa del Rey , lojtari festoi fitoren e tij të 200-të si blaugrana. /IndeksOnline/