75 Mall Live Search
09:35 / E Shtunë, 27 Korrik 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Alban Hyseni largohet nga Gjilani

Ndihmëstrajneri Alban Hyseni nuk do të jetë pjesë e Gjilanit në sezonin e ri.

Ai ka kërkuar lirimin nga detyra për arsye personale dhe kjo është pranuar nga klubi gjilanas, shkruan IndeksOnline.

”Alban Hyseni ka vendosur që të shkëputet nga klubi dhe futbolli për shkak të angazhimeve personale, duke lënë prapa kontributin gati një dekadshe në stafin teknik.

Me kërkesën e tij personale, klubi e ka mirëkuptuar Hysenin dhe njëherit i ka ofruar mundësinë e rikthimit në çdo moment në të cilin ai ndjehet i gatshëm.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/