75 Mall Live Search
18:39 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Albiol largohet pas 6 viteve nga Napoli

Raul Albiol është goditja e madhe e Villarealit në këtë merkato vere.

Mbrojtësi spanjoll la përfundimisht Napolin pas plot 6 sezonesh duke u rikthyer në Spanjë dhe pikërisht në komunitetin valencian por këtë herë jo për të mbajtur veshur fanellën e Valencias por atë të nëndetses së verdhë.

Albiol ka firmosur për 3 vite me Villarealin dhe me eksperiencën e tij pritet t’i japë një ndihmë të madhe skuadrës për të luftuar për zonën e Kupave të Europës dhe jo për të diskutuar më mbijetesën. Për Albiol Villareali pagoi 3,6 milionë euro në arkat e Napolit.

Vendin e spanjollit te të kaltrit e ka marrë greku Kostas Manolas i transferuar pak ditë më parë nga Roma.