75 Mall Live Search
21:44 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Alexis Sanchez lojtar i Interit

Alexis Sanchez është zyrtarisht lojtar i Interit, kjo u bë e ditur nga vetë skuadra italiane.

Kiliani është bashkuar me Nerazzurët nga Manchester United në një marrëveshje huazimi që do të zgjasë deri më 30 qershor 2020.

Alexis Sanchez është Kiliani i pestë në historinë e Interit, me Ivan Zamorano, David Pizarro, Luis Jimenez dhe Gary Medel që vijnë para tij.

Ai do të ketë mundësinë të lidhet me Samir Handanovic dhe Kwadwo Asamoah të dy ish-shokët e skuadrës në Udineze, si dhe me Romelu Lukaku, me të cilin luante në Manchester United./Indeksonline/.