75 Mall Live Search
12:25 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Alexsis Sanchez rikthehet te Interi

Alexsis Sanchez është rikthyer te skuadra e Interit.

Sulmuesi kilian ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlfshme deri më 30 qershor 2024, shkruan IndeksOnline.

Ai është transferuar si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me skuadrën franceze, Marseille.

Sanchez veshi fanellën e Interit në vitin 2019, ku u transferua nga Manchester United, dhe qëndroi për tre sezone.

34-vjeçari ka luajtur 109 ndeshje me zikaltërit ku ka shënuar 20 gola./IndeksOnline/