Zyrtare: Alush Gavazaj largohet nga Ferizaj

Skuadra e Ferizaj ka bërë të ditur ndërprejen e kontratës me lojtarin, Alush Gavazaj.
Gavazaj së bashku me klubin kanë rënë dakord për ndërprerje të kontratës e cila skadonte gjatë vitit të ardhshëm, shkruan Indeksonline
“Alush Gavazaj ishte bashkuar me ne në afatin kalimtar të janarit, si një përforcim shtesë në rrugëtimin tonë drejt Superligës.
“FC Ferizaj falënderon Gavazajn për kontributin, duke i dëshiruar shumë suksese në rrugëtimin sportiv”, shkruhet në njoftimin e klubit
Kujtojmë që Ferizaj sezonin e ri të garave do të luaj në elitën e futbollit kosovar./Indeksonline/