Zyrtare: Alvaro Fernandez i bashkohet Benfica-s

Mbrojtësi i Manchester United, Alvaro Fernandez, i është bashkuar Benfica-s në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit.
Reprezentuesi i Spanjës U-21 kaloi gjysmën e parë të sezonit me Granadën, por ajo marrëveshje u ndërpre javën e kaluar, shkruan IndeksOnline.
Vlen të theksohet se Benfica, ka të drejtën e blerjes për 6 milionë, por marrëveshja bëhet me obligim blerjeje vetëm nëse lojtari luan 50 % të ndeshjeve me Benfica-n.