ZYRTARE: Alves largohet nga Barcelona

Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Dani Alves, ka konfirmuar largimin e tij nga klubi spanjoll raporton Indeksonline.
Barcelona dhe Alves nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Braziliani ka qenë pjesë e Blaugranave gjatë viteve 2008-2016, ku ka luajtur 247 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.
Alves u rikthye përsëri te Barcelona gjatë sezonit të fundit, duke shënuar një gol në 14 ndeshje./Indeksonline/