75 Mall Live Search
12:32 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / G T

Zyrtare: Amir Abrashi vendos për të ardhmen, nënshkruan kontratën e re

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi ka vazhduar kontratën me skuadrën zvicrance, Grasshoppers që do të skadonte në fund të këtij sezoni.

Abrashi ka vazhduar kontratën me klubin nga Zvicra deri në vitin 2025, shkruan Indeksonline

Kapiteni i klubit zvicran pasi firmosi kontratë të re, u shpreh tejet i lumtur.

“Për mua nuk ka asnjë klub tjetër përveç Grasshoppers. Kam mësuar, përjetuar dhe zhvilluar shumë këtu. Këtu jam si në shtëpi. Jam i lumtur që mund të vazhdoj në këtë klub dhe dua të arrij potencialin tim të plotë”, u shpreh Abrashi

Kujtojmë që 33-vjeçari u transferua në Zvicër nga Freiburgu në vitin 2021.

Gjatë këtij sezoni, ish-mesfushori “kuqezi” ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/