Zyrtare: Amir Rrahmani, futbollist i Napolit

Amir Rrahmani edhe zyrtarisht është futbollist i Napolit.
Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar kontratën me nënkampionët e Series A derisa me klubin do të bashkohet më 1 korrik.
Ai do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit te Verona, ku po bën shumë mirë.
“SSC Napoli njofton se ka fituar performancën sportive të Amir Kadri Rrahmanit në mënyrë të plotë dhe në të njëjtën kohë është huazuar në Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e klubit.
? Il Napoli ufficializza l’acquisto di Amir #Rrahmani
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 20, 2020
? https://t.co/tm7CP7GhJX
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/MXf9iCh4zZ
Transferimi i tij te Napoli ka kushtuar rreth 14 milionë euro dhe Amiri do të përfitojë një pagë prej 1.8 milionë eurosh. /IndeksOnline/