75 Mall Live Search
19:15 / E Martë, 01 Qershor 2021 / C E

ZYRTARE: Ancelotti rikthehet te Real Madrid

Carlo Ancelotti do të marr drejtimin e skuadrës së Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra madrilene përmes një komunikate për media.

Real Madrid CF njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme. Nesër ceremonia e nënshkrimit të protokollit do të zhvillohet së bashku me Presidentin Florentino Pérez në Real Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”, thuhet në komunikatën e Real Madridit. /IndeksOnline/