20:30 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Andre Onana lojtar i ri i Manchester United

Andre Onana edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi anglez përmes një komunikate zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Portieri senegalez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Onana sezonin e fundit ishte pjesë e Interit, prej nga ku u transferua për një shifër prej rreth 60 milionë euro.

“Të bashkohesh me Manchester United është një nder i jashtëzakonshëm dhe kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment.

Dalja në Old Trafford për të mbrojtur portën tonë dhe për të kontribuar për ekipin do të jetë një tjetër përvojë e mrekullueshme.”, ka thënë Onana pas transferimit te United.

27-vjeçari është bashkuar me trajnerin Erik Ten Hag, pasi punuan së bashku te skuadra e Ajaxit./IndeksOnline/