75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

ZYRTARE: Anglia largon trajnerin pas pesë viteve

Kombëtarja e Anglisë në grupmoshat U21 ka mbetur pa trajner, pasi zyrtarisht ka larguar nga posti Aidy Boothroyd.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Anglisë (FA) përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“Ne mund ta konfirmojmë, se trajneri Aidy Boothroyd është larguar nga Kombëtarja pas pesë viteve si pjesë e kësaj organizate”, shkruhet në njoftimin e FA.

Boothroyd dështoi t’i kualifikonte ‘Tre Luanët’ në Kampionatin Europian. Kjo ishte arsyeja e vetme që 50-vjeçari largohet nga Anglia./IndeksOnline/