16:40 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Anulohet njëra nga top pesë ligat e Evropës

Qeveria franceze ka marrë vendim që nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv në grupe e deri në shtator.

Kryeministri Edouard Philippe ka njoftuar përmes një fjalimi të tij para Asamblesë Kombëtare gjatë ditës së sotme se nuk do të ketë futboll në Francë deri në muajin shtator.

“Ngjarjet që mbledhin më shumë se 5,000 pjesëmarrës … nuk mund të ndodhin para shtatorit,” tha Philippe.

“Do të jetë e mundur, në ditë me diell, të praktikohet një aktivitet sportiv individual, jashtë, duke respektuar rregullat e distancimit shoqëror. Nuk do të jetë e mundur të praktikohen sporte në vendet e mbuluara, as sporte ekipi apo kontakti sportiv”, tha Kryeministri.

Tashmë do të mbetet në dorë të Federatës që të vendos nëse Liga do të anulohet apo skuadra e para në tabelë do të shpallet kampion.

Aktualisht PSG është në vendin e parë me 68 pikë, 12 më shumë se Marseille që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/