13:53 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / OSH

Zyrtare: Arben Vitia dhe Përparim Rama në balotazh

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qendrat e votimit në kryeqytet.

Rezultati përfundimtar vë përballë Arben Vitinë dhe Përparim Ramën, në balotazh.

Përparim Rama ka siguruar 24.572 vota apo 29,35%.

Ndërkaq, ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë 35.433 vota, ose 42,33%.

Dy kandidatët që po synojnë të ulën në kolltukun e kryetarit të Prishtinës do të garojnë në raundin e dytë më 14 nëntor.