Zyrtare: Arbër Hoxha bëhet me trajner të ri, Dinamo Zagreb prezanton ishin

Nenad Bjelica edhe zyrtarisht është trajner i ri i Dinamo Zagrebit.
Kjo është aventura e dytë e tij si trajner te gjiganti kroat, pasi më herët kishte drejtuar klubin ku luan edhe kosovari Arbër Hoxha, nga viti 2018 deri në vitin 2020, shkruan IndeksOnline.
”Skuadra e parë e Dinamos do të drejtohet sërish të enjten nga trajneri Nenad Bjelica. Gati katër vite e gjysmë pas largimit nga Dinamo, trajneri Bjelica hap mandatin e dytë në pankinën e klubit Maksimir. Ai ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare me blutë dhe do ta drejtojë skuadrën në ndeshjen e kampionatit të së shtunës kundër Lokomotive në Maksimir, pas së cilës tashmë të mërkurën do të ketë ndeshjen e Champions League kundër Monakos, po në Zagreb.”, thuhet në njoftimin e Dinamos.
Bjelica do të jetë zëvendësues i Sergej Jakiroviq, i cili u shkarkua pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munchenit me rezultatin 9:2 në UEFA Champions League./IndeksOnline/