Zyrtare: Arbër Prekazi prezantohet te skuadra e re kosovare
KF Prishtina e Re ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Arbër Prekazit, qendërmbrojtës me përvojë të madhe në futbollin vendor.
Skuadra pret që eksperienca e Prekazit të sjellë stabilitet, siguri dhe pjekuri në repartin defensiv, duke forcuar më tej skuadrën për sfidat e ardhshme, shkruan Indeksonline
Gjatë karrierës së tij, Arbëri ka luajtur për klube të njohura si KEKu, Trepça, Vushtrria, Hajvalia, Besa Pejë, Ballkani, Gjilani dhe Malisheva, ndërsa së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli 74.
“KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e Arbër Prekazit, qendërmbrojtës me karrierë të pasur dhe përvojë të gjerë në futbollin vendor”, shkruhet në postimin e klubit kosovar
/Indeksonline/

