75 Mall Live Search
21:12 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Arbër Shala transferohet te FC Dukagjini

Klubi i Dukagjinit ka zyrtarizuar transferimin e radhës.

Futbollisti i njohur kosovar, Arbër Shala do të luaj për ekipin nga Klina sezonin tjetër, transmeton indeksonline.

Shala luan si mbrojtësi  krahut të majtë dhe në sezonën e fundit mbrojti ngjyrat e FC Ballkanit.

Ai po ashtu për disa muaj ishte edhe pjesë e KF Renovës, ku kishte arritur të shënoj një gol në garat evropiane./Indeksonline/