75 Mall Live Search
18:49 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Arbër Zeneli, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

Arbër Zeneli është shpallur edhe zyrtarisht futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.

Anësori i Heerenveen ka shijuar një vit të suksesshëm në të dyja nivelet – ekipor dhe atë ndërkombëtar.

Arritja e tij më e madhe këtë vit ishte tre-golëshi kundër Azerbajxhanit në ”Fadil Vokrri”, shkruan indeksOnline.

Tre golat e tij kualifikuan Përfaqësuesen kosovare në Ligën C të Ligës së Kombeve, sukses i jashtëzakonshëm për ”Dardanët”.

Gjithashtu, Zeneli është duke bërë një sezon të mirë edhe te Heerenveeni, ku golat dhe asistimet nuk kanë të ndalur./IndeksOnline/