Zyrtare: Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë, prezantohet te skuadra e re

Futbollisti kosovar, Arbno Muja edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.
Muja është rikthyer në kampionatin belg, ku është bashkuar me Sint-Truidense, në form huazimi një vjeçar, nga skuadra turke Samsunspor, shkruan IndeksOnline.
Deri më sot, anësori ka luajtur 226 ndeshje zyrtare , duke shënuar 40 gola dhe duke dhënë 24 asiste.
Arbnor Muja ka luajtur për disa skuadra kosovare e evropiane, si Trepça, Drita, Skënderbeu, Braunschweig e Antwerp.
Interesim për transferimin e 26-vjeçarit kishte shfaqur edhe skuadra tjetër e njohur belge, ANderlecht./IndeksOnline/
🍐 Een nieuwe smaakmaker op de Haspengouwse velden: welkom Arbnor Muja pic.twitter.com/2yc34LjzPZ
— STVV (@stvv) August 27, 2025