75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Arbnor Ramadani largohet nga KF Llapi

Futbollisti Arbnor Ramadani nuk do të jetë më futbollist i skuadrës së Llapit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

“Faleminderit familja Llapjane,
Çdo fillim e ka fundin e vet, sikurse rrugëtimi im te Klubi Futbollistik “Llapi”.
Pas katër viteve të mrekullueshme te Llapi, sot ishte dita ime e fundit në këtë klub dhe qytet të mrekullueshëm.
Nuk kam se si mos t’i falenderoj trajnerin Tahir Batatinën, për besimin dhe rrespektin e jashtëzakonshëm, presidentin Beqir Batatina, si dhe gjithashtu Amrush dhe Bejtush Batatinën për gjithçka që më ofruan dhe më bënë të ndihem sikurse në shtëpinë time.
Faleminderit bashkëlojtarëve, stafit teknik dhe gjithë stafit të klubit.
Nuk kam se si mos t’i falenderoj tifozët dhe gjithë qytetarët llapjan për rrespektin e dhuruar ndaj meje.
Faleminderit dhe mirëupafshim “Legjenda”, ka shkruar Ramadani./Indeksonline/