75 Mall Live Search
18:36 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Ardon Pajaziti nga Premierliga transferohet te Hajduk Spliti

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Adrion Pajaziti ditën e sotme është zyrtarizuar te Hajduk Spliti.

Pajaziti ka nënshkruar kontratë afatgjate me ekipin kroat, ku do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2029, shkruan IndeksOnline.

”Adrion, mirë se erdhe në Hajduk! Të urojmë shumë fat, suksese dhe paraqitje të mira me fanellën e bardhë!” thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Pajaziti e njeh mirë elitën e futbollit kroat, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Goricas.