Zyrtare: Argjent Mustafa largohet nga KF Drenica

Vazhdojnë largimet nga skuadra kosovare, KF Drenica.
Futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga klubi drenicak është Argjent Mustafa, shkruan IndeksOnline
Mustafa përmes rrjeteve sociale ka njoftuar publikun se nga sot më nuk është pjesë e klubit.
“Nga sot më nuk jam lojtar i KF Drenicës. Falënderoj klubin, trajnerët dhe bashkëlojtarët. Së shpejti vendoi për klubin se ku do të vazhdoj karrierën”, ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale
Mesfushori 28-vjeçar gjatë karrierës ka luajtur për shumë klube shqiptare: Partizani, Laçi, Tirana, Vushtrria, Prishtina, Flamurtari dhe Trepça ’89./IndeksOnline/