75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Argjentina rinovon me Scalonin

Përfaqësuesja argjentinase ka rinovuar me trajnerin Lionel Scaloni, këtë e ka konfirmuar Federata Argjentinase e Futbollit.

Tekniku nuk i ka rregulluar problemet e mëdha të Argjentinës, por do ti jepet më tepër kohë pasi ka bërë një punë të mirë në rindërtimin e skuadrës.

“Komiteti ekzekutiv i AFA ka zgjedhur ditën e sotme të vazhdojë me Lionel Scalonin si trajneri i Argjentinës për kualifikueset e Katar 2020, që do të nisin vitin tjetër” thuhej në njoftimin e federatës.

Scaloni pritet të udhëheqë skuadrën në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar, gjithmonë nëse Argjentina ia del të kualifikohet./Indeksonline/