75 Mall Live Search
14:39 / E Premte, 08 Mars 2024 / G T

Zyrtare: Arijan Ademi pensionohet nga Kombëtarja e Maqedonisë

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi është pensionuar nga Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri momental, Blagoja Milevski përmes një interviste, shkruan Indeksonline

“Më vjen keq për mungesën e Arijan Ademit. Ai vendosi t’i jap fund karrierës së tij kombëtare për arsye personale. Kam pasur një bisedë me të, ai është kategorik në vendimin e tij. Do të na mungojë si person dhe si futbollist. Ai e ndjeu se ishte koha për të përfunduar aventurën me Kombëtaren dhe ne s’do të llogarisim më te ai”, u shpreh Milevski

“Ne sugjeruam organizimin e një lamtumire në një nga ndeshjet e ardhshme. Ai do të vendos nëse do të jetë kundër Kroacisë në qershor në Rijeka apo në ndeshjen e parë në shtëpi në Shkup”, vazhdoi tutje trajneri maqedonas

Futbollisti i Dinamo Zagreb ka zhvilluar afro 30 ndeshje me Maqedoninë e Veriut dhe ka shënuar 4 gola./Indeksonline/