75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Arijon Ibrahimovic huazohet te Lazio

Skuadra italiane Lazio ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Arijon Ibrahimovic.

Ibrahimovic iu bashkua Lazios në formë huazimi nga Bayern Munchen, shkruan IndeksOnline.

”Arijon Ibrahimović do të dalë në huazim te Lazio deri në fund të sezonit”, bëri të ditur skuadra gjermane.

Operacioni përfaqëson një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje të vendosur në 8 milionë euro , ndërsa Bayern vendosi një klauzolë rikthimi të ulur në 20 milionë.

Ibrahimovic është shqiptari i radhës që transferohet në skuadrën italiane, ku në këtë ekip mund të kujtohen emra si: Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj. /IndeksOnline/