18:16 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Arjen Roben i jep fund ne Bayern Munchen

Kaq ishte, në fund të sezonit ai nuk do ta veshë më fanellën e Bayern Munich.

Arjen Robben ka lajmëruar ditën e diel se në verë do t’i japë fund aventurës te bavarezët.

Gjatë një vizite të klubit të tifozëve, ai ka shpjeguar: “Ky do të jetë viti im i fundit te Bayern. Kam kaluar 10 vite të mrekullueshme. Por çdo gjë ka një fund.”

Më parë, edhe Uli Hoeness është shprehur se ky do të jetë viti i fundit për Robben dhe Ribery, dhe tani ka ardhur deklarata e vetë holandezit.

Robben dhe Ribery janë 34 dhe 35 vjeç, prapëseprapë Karl-Hainz Rummenigge i ka thurur elozhe dyshes së veteranëve.

“Ata janë lojtarë që kanë shkruar historinë e klubit. Kemi bërë mirë që kemi rinovuar edhe për një vit me ta.”