75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / G T

Zyrtare: Aro Muriq bën hapin e duhur, mbetët në Premier League

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Muriqi ka nënshkruar kontratën me klubin nga Premier League, Ipswich Town, shkruan Indeksonline

Portieri “Dardan” bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, pasi mbetët në elitën e futbollit anglez.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Aro Muriqi ishte pjesë e Burnleyt, kjo e fundit tashmë do bëjë gara në Championship.

Transferimi i Muriqit te Ipswich Towni thuhet se ndodhi me shifrën afro 15 milionë euro./Indeksonline/