75 Mall Live Search
23:47 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Arsenal jep lajmin e hidhur, tregon sa do të mungojë Bellerin!

Mbrojtësi i djathtë i Arsenal, Hector Bellerin pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Chelseas.

‘Topçinjtë’ përmes një komunikate kanë kumtuar që mbrojtësi spanjoll do ta humbas pjesën tjetër të sezonit, transmeton Indeksonline.

Bellerin pritet që të jetë jashtë fushave për gjashtë deri në nëntë muaj.

Ky lajm trondit Arsenalin pasi që spanjolli ishte ndër lojtarët më të mirë të ekipit këtë sezon.

Ky lajm bëhet ende më i hidhur, kur zëvendësuesi i Bellerin do të jetë Stephan Lichtsteiner i cili nuk ka treguar që është i denjë për ta mbuluar këtë pozitë./Indeksonline/