75 Mall Live Search
15:59 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Arsenali nënshkruan me Dani Ceballos

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e Dani Ceballos nga Real Madrid.

Mesfushori spanjoll bashkohet me skuadrën londineze si huazim pas shumë negociatave.

Dani do të veshë fanellën me numër 8 dhe do të jetë në dispozicion për të bërë debutimin e tij në Kupën e Emirateve këtë të diel.

Ai ka zhvilluar 35 paraqitje me skuadrën e parë të Real Madridit derisa ka ndihmuar Spanjën U21 të shpallet kampion i Evropës. /IndeksOnline/