75 Mall Live Search
12:46 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Zyrtare: Arsenali transferon yllin e Real Madridit

Skuadra e Arsenalit ka kompleturar huazimin e mesfushorit, Martin Odegaard nga Real Madridi.

Odegaardi ka firmosur kontratën deri në fund të këtij sezoni me “topçinjtë”, shkruan IndeksOnline.

Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu ndihet shumë i lumtur që arritën marrëveshje me lojtarin norvegjez.

“Jemi shumë të kënaqur me marrëveshjen me Real Madridin. Martini është një talent i madh dhe do t’i ndihmojë klubit tonë”, ka thënë Edu

Lëvdata për lojtarin ka dhënë edhe trajneri, Mikel Arteta./IndeksOnline/