75 Mall Live Search
16:49 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Arsenali vazhdon kontratën me Eddie Nketiah

Skuadra Anglze, Arsenal ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me futbollistin Eddie Nketiah.

23 vjeçari anglez ka arritur marrëveshje me Arsenalin për një kontratë që e mban atë në Emirates Stadium, deri në vitin 2027.

Nketiah është prezantuar në një mënyrë të veçant nga drejtori i Arsenalit, Edu Gasper.

Anglezi do ta vesh fanellën me numër 14 në sezonin e ardhëshëm.

Nketiah kishte propozime nga disa klube nga Bundesliga dhe Premier Liga, por vendosi që të vazhdojë me Arsenalin./Indeksonline