11:46 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Arsenalit i rikthehet supertalenti nga huazimi

Skuadra e Arsenalit përmes një komunikate ka treguar se supertalenti 19- vjeçar, William Saliba do të rikthehet nga huazimi.

19- vjeçari ishte i huazuar këtë sezon tek ekipi francez, St Etienne, transmeton Indeksonline.

Në një komunikatën shtypi, Arsenali ka lajmëruar se megjithëqë ishte munduar që ta lejonte Saliban të lunate në finale e Kupës së Francës, nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët me ekipin francez.

“Pasi Williami është rikthyer pas lëndimit, ne kërkuan nga St, Etienne, që të ndiqet një plan i qartë me Williamin në bashkëpunim me ne, që të jemi të sigurt që ai të jetë i përgatitur për fillimin e sezonit të ardhshëm. Ne ishim të befasuar kur nuk arritëm marrëveshje sa i përket këtij plani që ishte propozuar nga ekspertët tanë mjekësorë dhe ne nuk duam t’i ekspozpheshim një rreziku të tillë për lojtarët e Arsenalit”, thuhej në komunikatën e klubit londinez./Indeksonline/