Zyrtare: Arsim Thaqi nënshkruan me skuadrën, FC Malisheva

Arsim Thaqi është rikthyer në zejën e trajnerit.
Ai sot ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën e FC Malishevës, transmeton Indeksonline.
Thaqi është prezantuar sot në zyrat e klubit të Malishevës dhe ka nënshkruar kontratën.
Në të kaluarën, Thaqi ka udhëhequr skuadra si Prishtina, Trepça 89, Keku, Flamutari dhe 2 Korriku./Indeksonline/