Zyrtare: Artim Shaqiri ndan rrugët me Flamurtarin
Flamurtari barazoi sot me Drenicën pa gola ndërsa trajneri i ekipit kryeqytetas ofroi dorëheqjen e tij.
I kontaktuar nga Indeksonline, presidenti i klubit konfirmoi se do ta pranojë dorëheqjen dhe Shaqiri më nuk do të jetë trajner i Flamurtarit.
“Po, do ta pranoj dorëheqjen e tij. Nga sot nuk do të jetë trajner i klubit” – tha shkurtazi Ademi.
Flamurtari momentalisht gjendet në pozitën e 10-të me vetëm 9 pikë pas 10 xhirosh./Indeksonline/