75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Zyrtare: Astrit Fazliu vazhdon kontratën me Dritën

Klubi i Dritës ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me futbollistin, Astrit Fazliu.

Fazliu ka vazhduar kontratën me “Intelektualët”, transmeton Indeksonlie.

“Tash më besojë që të gjithë e din se çfarë klubi është DRITA dhe as që kam menduar dy herë për të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrektë dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur.”

“Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhim ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit”, u shprehë Fazliu pas renovimit./Indeksonline/