Zyrtare: Atalanta ia blen një futbollist Chelseas

Skuadra italiane e Atalantas ka zytarizuar transferimine futbollistit të njohur të Chelsea.
Bëhet fjalë për mesfushorin, Mario Pasalic, i cili ishte i huazuar tek skuadra italiane për dy vite të fundit, shkruan IndeksOnline.
Pasalic ishte një ndër lojtarë kyç të skuadrës së Atalantës e cila arriti një sukses të madh, duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai ka zhvilluar gjithsej 75 ndeshje për italianët, duke arritur të gjej golin 15 herë./IndeksOnline/