75 Mall Live Search
15:53 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Atalanta kryen transferimin e parë për Champions, prezantohet Muriel

Luis Muriel është përforcimi i parë i Atalantas për sezonin e ardhshëm, që do i gjejë zikaltrit për herë të parë në Champions League.

Klubi nga Bergamo po përpiqet të marrë lojtarë me eksperiencë në nivel ndërkombëtar dhe në të tilla kompeticione.

Muriel u ble nga Sevilla për 15 milionë euro, plus tre të tjera që do të jenë në formën e bonuseve. Kolumbiani ishte në huazim tek Fiorentina nga janari-qershor dhe tani do të kalojë tek Atalanta, aty ku do të veshë fanellën me numrin 9.

Në karrierën e tij Muriel numëron 286 ndeshje, ku ka shënuar 81 gola. Ndërkohë që me përfaqësuesen e Kolumbisë ka debutuar në moshën 21-vjeçare dhe ka 27 paraqitje, me tre gola të shënuar.