75 Mall Live Search
20:46 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Atdhe Nuhiu rikthehet në Austri, firmos me klubin e ri

Sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu është rikthyer pas një kohe të gjatë në Bundesligan e Austrisë.

Nuhiu ka firmosur kontratë dy-vjeçare me klubin e ri, SCR Altach, shkruan IndeksOnline

31-vjeçari e kishte nisur karrierën në Wels të Austrisë gjatë vitit 1999. Ai më pas luajti edhe për klubet austriake, si: Austria Karnten dhe Rapid Wien.

Së fundmi, ish-reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ishte pjesë e klubit nga Qipro, APOEL.

Kujtojmë që Nuhiu gjatë këtij viti është pensionuar nga ekipi kombëtar ‘Dardan’./IndeksOnline/