Zyrtare: Atletico Madrid e transferon sulmuesin e Benficas
Atletico Madrid e ka kompletuar edhe transferimin e sulmuesit të Benficas B Ivan Saponjic, kjo u bë e ditur nga Atletico përmes një postimi në Facebook.
Klubi spanjoll ka njoftuar se e kanë transferuar Ivan Saponjic, i cili në sezonin e kaluar kishte luajtur për Benfica B, duke i shënuar gjashtë gola në 26 ndeshje.
Kështu Atletico është duke e forcuar fazën e sulmit pas largimit të Griezmannit dhe largimit të mundëshëm të Diego Costas.
Transferi rekord i Atleticos para një jave ishte Joao Felix për 126 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i spanjollëve.
