75 Mall Live Search
20:12 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Atletico Madrid nuk ndalet, zyrtarizon një lojtarë tjetër

Skuadra e Atletico Madrid, njëlloj sikurse fqinji i tyre, është aktivizuar në merkato.

Pak minuta më parë, klubi nga kryeqyteti spanjoll ka zyrtarizuar transferimin e ri, transmeton Indeksonline.

Renan Lodi, futbollisti i klubit Athletico Paranaense, është lojtari më i ri i ekipit të Diego Simeones.

Braziliani luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Me transferimin e Lodit, në një mënyrë paralajmërohet largimi i Felipe Luis.

Lodi është 21 vjeçar. Gjatë këtij afati ishte i lidhur me një kalim tek Zeniti i Rusisë./Indeksonline/