20:27 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Aubameyang transferohet te gjiganti francez

Pierre-Emerick Aubameyang karrierën do ta vazhdoj në kampionatin francez.

Sulmuesi nga Gaboni, ka nënshkruar me skuadrën e Olimpique Marseille, shkruan IndeksOnline.

Aubameyang u transferua si futbollist i lirë, pasi ka shkëputurur kontratën me Chelsean.

34-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare e vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Auba e njeh mjaft mirë kampionatin francez, pasi më herët ishte pjesë e skuadrave si: Dijon, Lille, Monaco dhe Saint-Etienne, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Borussia Dortmundit, Arsenalit e Barcelonës./IndeksOnline/