75 Mall Live Search
15:35 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / k.v

Zyrtare: Avdullah Hoti kandidat për kryeministër i LDK-së (VIDEO)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër i partisë së tij.

“Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.

“Qeveria nuk ka rënë si pasojë e mos punën së saj, sepse qeveria nuk i ka zgjedh deputetët e Kuvendit të Kosovës. Z.Hoti e ka drejtuar në mënyrë të drejt qeverinë, qeveri e cila zbaton ligjin dhe lufton krimin e korrupsionin”, ka thënë ai./IndeksOnline/