13:57 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Aventura e Buffonit në Juventus merr fund/ “Do të largohem…”

Gigi Buffon do të largohet zyrtarisht nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Gjatë një interviste për Bein Sports, portieri italian tha se do të largohet në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline

“Kam vendosur që të largohem nga Juventusi në fund të këtij sezoni. Nuk jam duke e vazhduar kontratën”, ka thënë portieri legjendar.

43-vjeçari gjatë këtij sezoni në Serie A bëri 7 paraqitje, në tri ndeshje arriti ta mbante portën e paprekur./IndeksOnline/