Zyrtare: Azem Ahmeti trajner i Prishtinës Jr.
Ish-futbollisti i njohur i Prishtinës, Azem Ahmeti do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij klubi, por tani në një pozitë tjetër.
Ahmeti që ishte trajner te grupmoshat, tani ka marrë drejtimin e juniorëve të Prishtinës.
Futbollisti me më së shumti paraqitje në fanellën bardhë e kaltër sot arriti të triumfojë me ekipin e tij ndaj Gjilanit me rezultat minimal, 1:0.
Kujtojmë se para tij juniorët e Prishtinës i drejtonte Debatik Curri, i cili tashmë i është përkushtuar ekipit të parë. /Indeksonline/