19:16 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Babel rikthehet në Premier Ligë

Sulmuesi i Besiktas, Ryan Babel, është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i skuadrës angleze Fulham.

“Kam patur besim se Fulham mund të qëndrojë lart (në tabelë). Kjo është një nga arsyet që unë jam këtu, për të provuar dhe për të ndihmuar që ajo të ndodhë”, ishin fjalët e para të Babel pas nënshkrimit të kontratës.

Vlen të theksohet që holandezi më parë ishte pjesë e skuadrës së Liverpool. /IndeksOnline/