75 Mall Live Search
19:56 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Zyrtare: Ballkani bën transferimin e parë, Diar Miftaraj bëhet “xhebs”

Skuadra e Ballkanit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit, Diar Miftaraj.

Miftaraj që së fundmi ishte pejsë e Drenicës, do ta veshë fanellën e “Xhebrailave” për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton Indeksonline.

Ky është transferimi i parë, pas shkarkimit të trajnerit, Ismet Munishit. Po ashtu ky është transferimi i parë i epokës së Bledi Shkëmbit.

Miftaraj në të kaluarën kishte luajtur edhe për ekipet si Besa dhe Prishtina./Indeksonline/